Kushtet e përdorimit - Të vlefshme nga data 23/04/2024
Për të lexuar këto kushte përdorimi, kliko këtu

Kushtet e përdorimit - Të vlefshme deri më 22/04/2024

1. Çfarë mbulohet nga këto Kushte Përdorimi?

Këto Kushte Përdorimi zbatohen për ofrimin dhe përdorimin e abonimit të njohur si SkyShowtime. Duke u regjistruar në SkyShowtime, ju konfirmoni pajtimin tuaj me këto Kushte Përdorimi. Kjo përbën një kontratë për një abonim me ne në SkyShowtime dhe ju pranoni të jeni të detyruar ligjërisht nga:këto Kushte Përdorimi;

  • nëse regjistroheni me sukses me ne për një ofertë promocionale (siç është oferta promocionale “Gjysmë Çmimi për Jetën”), çdo term dhe kusht specifik që zbatohet për atë ofertë promocionale që do t'ju vihet në dispozicion përpara se të regjistroheni për atë ofertë promocionale;
  • çdo kusht përdorimi specifik që mund të zbatohet për çdo veçori, shërbim ose përmbajtje të re dixhitale për SkyShowtime në të ardhmen, të cilat ne do t'ja u vemë në dispozicion përpara se të ofrojmë ndonjë veçori, shërbim ose përmbajtje dixhitale të re; dhe
  • çdo kusht shtesë që mund të plotësojë ose zëvendësojë disa prej këtyre Kushteve të Përdorimit ose terma dhe kushte tona të tjera specifike në të ardhmen. Ne do të dërgojmë një email në adresën e emailit që na keni dhënë të paktën 1 muaj përpara se të bëhen ndryshime. Ju mund të zgjidhni kontratën tonë dhe abonimin tuaj nëse nuk jeni dakord me ndryshime të tilla. Shikoni “Si mund të ndryshojë Kontrata jonë (duke përfshirë këto Kushte të Përdorimit)” më poshtë për detaje.

Pasi të regjistroheni në SkyShowtime, të gjitha dokumentet e mësipërme (bashkë, “Kontrata” jonë) përbëjnë një kontratë ligjërisht të detyrueshme midis jush dhe nesh për abonimin tuaj në SkyShowtime sikur përcaktohen plotësisht këtu. Për të shmangur dyshimin, referencat në këto Kushte të Përdorimit për “Kontratën tonë” përfshijnë këto Kushte Përdorimi.
Ju lutemi, merrni pak kohë për të lexuar të gjitha pjesët e kontratës sonë kur t’ju vihet në dispozicion dhe ju lutemi lexoni këto Kushte të Përdorimit përpara se të regjistroheni dhe të përdorni SkyShowtime. Nëse ka ndonjë pjesë të kontratës sonë që nuk e kuptoni ose nuk jeni dakord, duhet të na kontaktoni për më shumë informacion. Nëse nuk kuptoni ose pranoni ndonjë seksion të këtyre Kushteve të Përdorimit, ju lutemi na kontaktoni përpara se të përfundoni regjistrimin tuaj në SkyShowtime.

2. Përmbledhje e termave dhe kushteve kryesore

Për t'ju ndihmuar të rishikoni këto Kushte të Përdorimit, këtu është një përmbledhje e termave dhe kushteve kryesore që zbatohen për përdorimin e SkyShowtime. Megjithatë, ju rekomandojmë që t'i lexoni plotësisht këto Kushte të Përdorimit përpara se të konfirmoni pranimin tuaj. Nëse keni ndonjë pyetje në lidhje me Kushtet e Përdorimit, ju lutemi na kontaktoni.

a. SkyShowtime:

SkyShowtime është një shërbim i personalizuar i abonimit për video sipas kërkesës, ku abonentët mund të transmetojnë përmbajtje, duke përfshirë shfaqje televizive dhe filma. Plotësoni formularin e regjistrimit për t'u bërë abonent. Shikoni “Çfarë është SkyShowtime?” dhe “Shkëlqyeshëm, si mund të regjistrohem për SkyShowtime?” për detaje.

b. Të drejtë abonimi:

Ju duhet të jeni përdorues i moshës 18 vjeç e lart (ose përndryshe të jeni në moshën e zotësisë së plotë juridike në vendin tuaj të banimit); të jepni një email të vlefshëm dhe adresë faturimi; të pranoni këto Kushte Përdorimi; të keni dhe mirëmbani një mënyrë të vlefshme pagese; dhe të jetoni në shtetin përkatës. Shikoni “Kush mund të regjistrohet në SkyShowtime?” për detaje.

c. Çmimi dhe afati:

Çmimet tona aktuale të regjistrimit janë në faqen e internetit të SkyShowtime nëwww.skyshowtime.com dhe, pasi të jeni regjistruar, mund të kontrolloni gjithashtu çmimin tuaj për periudhën e faturimit dhe afatin e abonimit në faqen e llogarisë suaj në faqen e internetit të SkyShowtime. Nëse regjistroheni për një cikël vjetor faturimi (për shembull për një periudhë 12 mujore), ka një tarifë fillestare për periudhën e parë 12 mujore dhe më pas një tarifë e përsëritur vjetore (në fund të çdo periudhe 12 mujore). Ju mund ta ndërprisni pagesën e kësaj tarife të përsëritur vjetore në çdo moment (pa tarifë përfundimi) dhe qasja juaj në SkyShowtime do të ndalojë më pas në fund të periudhës për të cilën keni paguar (d.m.th., pas periudhës fillestare 12 mujore, abonimi vazhdon më ciklet 1 vjetore të faturimit vit pas viti nëse nuk përfundohet). Çmimet mund të ndryshojnë me njoftim paraprak të paktën 1 muaj me një opsion që ju ta zgjidhni pa kosto përpara se ndryshimi të hyjë në fuqi. Nëse zbulojmë ndonjë gabim në çmim, ne do t'ju japim mundësinë që të rikonfirmoni porosinë tuaj me çmimin e duhur ose ta zgjidhni atë pa asnjë penalitet. Shikoni “Sa kushton SkyShowtime?” dhe “Si mund të ndryshojë kosto e SkyShowtime?” për detaje.

d. Prova falas ose promocione me zbritje:

Vetëm abonentët e rinj kanë të drejtë për provë falas ose promocion me zbritje. Kontrata jonë (përfshirë Kushtet e Përdorimit) do të zbatohet për të gjitha ofertat tona promocionale. Nëse regjistroheni në një Ofertë Promocionale nëpërmjet nesh, Oferta Promocionale mund të ketë termat dhe kushtet e veta specifike që do t'ju vihen në dispozicion përpara se të regjistroheni në të (dhe e cila, pasi të jetë rënë dakord ose të njoftohet, formon pjesë të Kontratës sonë). Nëse merrni një Ofertë Promocionale nga një palë e tretë, mund të zbatohen terma dhe kushte shtesë ose të veçanta nga pala e tretë përkatëse. Ofertat Promocionale janë të disponueshme herë pas here dhe, nëse nuk përcaktohet ndryshe, ne nuk do t'ju kujtojmë përpara përfundimit të provës falas ose promocionit me zbritje. Shikoni “Periudhat e Provës Falas dhe ofertat Speciale” për detaje.

e. Përmbajtja:

Ne ofrojmë shërbime të personalizuara si pjesë e SkyShowtime. Përmbajtja që ofrojmë mund të përfshijë përmbajtje sipas kërkesës, të tilla si filma dhe shfaqje televizive, dhe (nëse jetoni në Danimarkë, Finlandë, Norvegji ose Suedi) transmetime lineare. Ndërsa vazhdojmë të përmirësojmë përvojën e shikimit dhe të rifreskojmë filmat, argëtimet dhe programet e disponueshme, ne mund të zëvendësojmë, modifikojmë ose përditësojmë rregullisht përmbajtjen në çdo kohë. Shikoni “Çfarë është SkyShowtime?” dhe “Si mund të ndryshojë shërbimi ose përmbajtja e SkyShowtime?” për detaje.

f. Ndryshimet në Kontratën tonë (duke përfshirë këto kushte):

Ne mund ta ndryshojmë Kontratën tonë (duke përfshirë këto Kushte të Përdorimit) për arsyet e përshkruara në “Si mund të ndryshojë Kontrata jonë” si më poshtë. Ne do të dërgojmë një email në adresën e emailit që na keni dhënë të paktën 1 muaj përpara se të bëjmë ndonjë ndryshim, përveç rastit kur na duhet të bëjmë ndryshime më shpejt për arsye sigurie, ligjore ose rregullatore, ose për ndonjë arsye që është jashtë kontrollit tonë të arsyeshëm , në këtë rast mund të mos jetë e mundur t'ju njoftojmë paraprakisht, por ne do të përpiqemi t'ju njoftojmë brenda një afati sa më të arsyeshëm. Ju mund të zgjidhni Kontratën tonë nëse nuk jeni dakord me ndryshimin(et). Nëse ndryshimi hyn në fuqi përpara përfundimit të periudhës për të cilën keni paguar dhe ju jeni materialisht në disavantazh nga ndryshimi, ne do t'ju rimbursojmë ose do t'ju rimbursojmë pjesërisht për të paktën pjesën e mbetur të periudhës për të cilën keni paguar tashmë (përveç nëse ju vazhdoni të përdorni shërbimet ose pjesën përkatëse të shërbimeve).

g. Kërkesa teknike:

Do t’ju duhet një lidhje interneti me brez të gjerë (broadband) ose një rrjet celulari mjaft i shpejtë për të transmetuar përmbajtje nga SkyShowtime. Shikoni “Çfarë lidhje rrjeti më duhet për të parë SkyShowtime?” për detaje.

h. Çfarë duhet të ketë pajisja:

Kërkohet një kompjuter, televizor, telefon ose pajisje tjetër e përputhshme e lidhur me internetin e regjistruar me SkyShowtime. Disa pajisje të ndryshme nga familja juaj mund të regjistrohen në llogarinë tuaj. Shikoni “Çfarë pajisje mund të përdor për të aksesuar në SkyShowtime”, “Sa pajisje mund të përdor për të aksesuar në SkyShowtime?” dhe “A mundet një anëtar i familjes sime të aksesojë SkyShowtime duke përdorur gjithashtu llogarinë time?“ për detaje.

i. Fëmijët:

Përmbajtja për fëmijë 12 vjeç e poshtë disponohet në një profil të veçantë ‘Profil për fëmijë’. Çdo fëmijë nën 18 vjeç duhet të mbikëqyret dhe të ketë lejen e prindit ose kujdestarit të regjistruar kur shikon përmbajtjen e SkyShowtime. Shikoni “A mund të përdorin fëmijët SkyShowtime?” për detaje.

j. Përfundimi:

Ju mund ta përfundoni Kontratën tonë në çdo kohë pa asnjë kosto shtesë duke çaktivizuar pagesat e përsëritura deri në përfundimin e pagesës tjetër. Vizitoni faqen e llogarisë suaj në faqen e internetit të SkyShowtime për ta përfunduar. Zakonisht nuk do t'ju jepet rimbursim, por do të vazhdoni të keni akses në SkyShowtime deri në fund të periudhës për të cilën keni paguar (përveç nëse, për shembull, e zgjidhni për shkak të një ndryshimi në SkyShowtime i cili ka hyrë në fuqi përpara përfundimit të periudhës për të cilën keni paguar dhe jeni materialisht në disavantazh nga ndryshimi, në të cilin rast ne do t'ju rimbursojmë për të paktën pjesën e mbetur të periudhës për të cilën keni paguar tashmë (përveç nëse vazhdoni të përdorni shërbimet) (shikoni “Si mund të ndryshojë Kontrata jonë” për detaje). Shikoni “Si ta mbyll Kontratën tonë dhe abonimin tim?” për detaje ose vizitoni faqen tonë të Ndihmës në www.skyshowtime.com.

k. Akses i menjëhershëm:

Nëse regjistroheni, do të jepni pëlqimin tuaj të shprehur qartë për të gëzuar menjëherë akses të plotë në përmbajtjen e SkyShowtime. Si rezultat, ju humbni çdo të drejtë ligjore për të hequr dorë nga kontrata(d.m.th., të drejtën ligjore për të përfunduar shërbimin pas regjistrimit dhe për të marrë një rimbursim. Ju ende mund të gëzoni të drejtën kontraktore për të përfunduar siç përcaktohet në “Si të përfundoj Kontratën tonë dhe abonimit tim?“ më poshtë. Shikoni “Pak më shumë detaje - e drejta ligjore për të hequr dorë nga Kontrata” për detaje.

l. Kontakti:

Mund të na kontaktoni duke përdorur chat-in (bisedën tonë të drejtpërdrejtë) nga faqja jonë e Ndihmës në www.skyshowtime.com. Gjithashtu kemi një numër telefoni dhe adresë emaili. Ne do t'ju kontaktojmë duke përdorur adresën e emailit që na keni dhënë. Shikoni “Si mund t’ju kontaktoj?“ dhe “Si do të më kontaktojë SkyShowtime?” për detaje.

m. Udhëtarët e BE/ZEE:

Banorët e kualifikuar të BE-së ose ZEE-së mund të aksesojnë SkyShowtime ndërsa janë përkohësisht në një vend tjetër të BE-së ose ZEE-së. Shikoni “Të drejtat tuaja për akses në përmbajtje dhe shërbime” për detaje.

n. Siguria e llogarisë:

Ne kemi zbatuar masa teknike sigurie, por ju duhet t'i mbani të sigurta detajet e kyçjes me identifikim dhe fjalëkalimin tuaj. Shikoni “Mbajtja e sigurt e llogarisë suaj“ për detaje.

o. Përgjegjësia jonë:

Ju keni të drejta të caktuara sipas ligjit për të cilat ne nuk kufizojmë apo përjashtojmë përghjegjësinë tonë ndaj jush. Megjithatë, në masën më të plotë të lejuar nga ligji, ne përjashtojmë detyrimin dhe çdo përgjegjësi ligjore për rrethana të caktuara siç përcaktohet në “Detyrimi ynë ndaj jush”.

p. Të drejtat tona për tu tërhequr nga kontrata:

Ne mund të tërhiqeminga Kontrata jonë në çdo kohë dhe, nëse e bëjmë këtë dhe nuk jeni me faj, ne do të sigurojmë që ju ose (a) të keni akses në SkyShowtime për pjesën e mbetur të kohës për të cilën keni paguar; ose (b) të merrni një rimbursim për të paktën shumën e mbetur që keni paguar pas datës së përfundimit të kontratës. Shikoni “E drejta jonë për të anuluar Kontratën tonë” për detaje.

q. Privatësia:

Njoftimi ynë i privatësisë është

3. Me kë është lidhur Kontrata juaj?

Kontrata jonë është e lidhur midis jush dhe SkyShowtime Limited (“SkyShowtime”), shoqëri e regjistruar në Angli dhe Uells.

Numri i regjistrimit të shoqërisë sonë në Companies House (regjistrii shoqërive në Mbretërinë e Bashkuar) është 13770900 dhe selia jonë është e regjistruar në Sky Central, Grant Way, Isleworth, Middlesex, TW7 5QD, Mbretëria e Bashkuar (e cila shërben si adresa jonë postare), numri ynë i telefonit është +381 11 4251185 (mund të aplikohen tarifa për telefonatat) dhe adresa jonë e emailit është help@skyshowtime.com. Numri ynë i regjistruar i TVSH-së është 396903941.

Në Kontratën tonë, “ne”, “jonë” dhe “neve” janë referenca për SkyShowtime Limited.
Mund të ketë terma dhe kushte shtesë që zbatohen për përdorimin tuaj të SkyShowtime herë pas here. Për shembull, nëse regjistroheni ose hyni në SkyShowtime përmes një pale të tretë ose me një produkt ose shërbim tjetër (si p.sh. përmes një app store (dyqani aplikacionesh) ose nëse SkyShowtime është i bashkuar në pako ose i bashkuar në paketë me një tjetër platformë televizive ose ofrues shërbimi), mund t'ju kërkohet të pranoni kushte shtesë, ose të palëve të treta, në lidhje me përdorimin tuaj të SkyShowtime dhe pagesa juaj mund t'i bëhet një pale të tretë dhe çmimi mund tё ndryshojё dhe mund tё jetё nё njё valutё tё ndryshme nga valuta e paracaktuar. Ju lutemi, gjeni kohë për të lexuar me kujdes çdo kusht të tillë shtesë, duke përfshirë ato në lidhje me pagesat dhe anulimet, kur ato bëhen të disponueshme për ju. Në rast të një konflikti midis këtyre Kushteve të Përdorimit dhe çdo kushti të tillë shtesë, këto Kushte Përdorimi do të mbizotërojnë, përveç: (A) kur pagesa juaj i bëhet një pale të tretë, në të cilin rast kushtet përkatëse të pagesës dhe anulimit të palës së tretë do të mbizotërojnë në rast të një konflikti; dhe/ose (B) kur regjistroheni në një Ofertë Promocionale nëpërmjet nesh, e cila ka termat dhe kushtet e veta specifike, në të cilin rast ato terma dhe kushte për Ofertën Promocionale do të mbizotërojnë nëse ka ndonjë konflikt midis tyre dhe ndonjë pjesë(ve) të këtyre Kushteve të Përdorimit. Shikoni “Periudhat e Provës Falas dhe Ofertave Speciale“” për detaje.

4. Çfarë është SkyShowtime?

SkyShowtime është një shërbim i personalizuar abonimi për video sipas kërkesës. Mund të abonoheni në SkyShowtime për të aksesuar një sërë përmbajtjesh, duke përfshirë shfaqje televizive dhe filma. Ne mund të bëjmë rekomandime për përmbajtjen për ju bazuar në mënyrën se si e përdorni shërbimin, por vetëm ju vendosni se çfarë dëshironi të shikoni nga ofertat e disponueshme. Shumica e përmbajtjeve do të jenë të disponueshme në gjuhën angleze dhe, aty ku është e mundur, audio dhe titrat do të ofrohen në gjuhë të tjera, të cilat mund të mos përfshijnë gjithmonë gjuhën tuaj lokale.
Në Kontratën tonë, referencat për SkyShowtime përfshijnë faqen e internetit të SkyShowtime dhe një aplikacion që lejon abonentët të kenë akses në përmbajtjen dixhitale sipas kërkesës dhe shërbimet e lidhura me to.

Në Kontratën tonë dhe në faqen e internetit të SkyShowtime, “shërbimi(et)” nënkupton shërbimet e personalizuara të ofruara nga ne si pjesë e SkyShowtime, “përmbajtje” nënkupton përzgjedhjen e përmbajtjes sipas kërkesës (duke përfshirë filmat dhe shfaqjet televizive) dhe (nëse ju jetoni në Danimarkë, Finlandë, Norvegji ose Suedi) transmetime lineare që vihen në dispozicion nëpërmjet SkyShowtime herë pas here dhe “pajisja(et)” nënkupton pajisje(at) e regjistruara të përputhshme.

5. Kush mund të regjistrohet në SkyShowtime?

Për t'u kualifikuar për abonim në SkyShowtime, duhet:

  • të jeni përdorues (me këtë nënkuptojmë se jeni një person fizik që përdorni SkyShowtime për përdorimin tuaj personal dhe jo për ndonjë qëllim tregtar);
  • të jeni 18 vjeç e lart (ose ndryshe të jeni të moshës me zotësi të plotë juridike në vendin tuaj të banimit);
  • të jepni një adresë faturimi në shtetin tuaj të banimit;
  • të jepni një adresë të vlefshme emaili që mund ta përdorim për t'ju kontaktuar;
  • të pranoni këto Kushte Përdorimi;
  • të pajtoheni me kërkesat teknike për të parë SkyShowtime – shikoni seksionin “Çfarë lidhje rrjeti më duhet për të parë SkyShowtime” për më shumë detaje lidhur me këtë më poshtë;
  • të jeni banor i një vendi ku ne ofrojmë shërbimin, përkatësisht Andorë, Shqipëri, Bullgari, Bosnë dhe Hercegovinë, Kroaci, Republikë Çeke, Danimarkë, Finlandë, Hungari, Kosovë, Mal i Zi, Holandë, Maqedoni e Veriut, Norvegji, Poloni, Portugali, Rumani, Serbi, Sllovaki, Slloveni, Spanjë ose Suedi (ju lutemi vini re se ne nuk e ofrojmë shërbimin në asnjë vend tjetër përveç territorit tokësor të atyre të renditura në këtë listë); dhe
  • të ofroni dhe të mirëmbani të paktën një mënyrë të vlefshme pagese.

Për t'u kualifikuar për një provë falas të SkyShowtime, duhet të plotësoni kriteret e përshtatshmërisë të përshkruara më sipër dhe duhet (përveç rasteve kur përcaktohet ndryshe në terma dhe kushte të veçanta që ju janë vënë në dispozicion) të jeni një klient i ri (d.m.th. një abonent i ri në SkyShowtime, që do të thotë se nuk duhet të keni pasur një abonim në SkyShowtime në të kaluarën, me ne ose me një ofrues të palëve të treta) – shikoni seksionin “Periudhat e Provës Falas dhe ofertat Speciale” për më shumë detaje lidhur me këtë si më poshtë.

6. Sa kushton SkyShowtime?

Nuk ka asnjë tarifë regjistrimi. Nëse regjistroheni për një periudhe mujore, ka vetëm një tarifë të përsëritur mujore (e njohur edhe si tarifë abonimi) ose, nëse regjistroheni për një periudhë vjetore (për shembull periudhë dymbëdhjetë (12) mujore), ka një tarifë vjetore të përsëritur çdo vit. Çmimet përcaktohen në faqen tonë të internetit në www.skyshowtime.com (dhe përfshijnë TVSh-në dhe çdo tarifë tjetër, nëse aplikohen tarifa të tjera).

Kur të regjistroheni, do të keni opsionin për të marrë akses të menjëhershëm në SkyShowtime dhe duhet të paguani për periudhën e parë paraprakisht (e cila do të jetë ose një periudhë (1) mujore ose një periudhë dymbëdhjetë (12) mujore, në varësi të opsionit që zgjidhni për periudhën e përdorimit), dhe pastaj (në varësi të opsionit që keni zgjedhur) çdo muaj ose vit pas kësaj për muajin ose vitin e ardhshëm derisa ta anuloni ose Kontrata jonë të përfundojë ndryshe (ju lutemi gjeni më shumë detaje se si të bëni anulimin në “Si mund ta përfundoj Kontratën tonë dhe abonimin tim?” më poshtë).Kur të regjistroheni, do të keni opsionin për të marrë akses të menjëhershëm në SkyShowtime dhe duhet të paguani për periudhën e parë paraprakisht (e cila do të jetë ose një periudhë (1) mujore ose një periudhë dymbëdhjetë (12) mujore, në varësi të opsionit që periudhën e përdorimit), dhe pastaj (në varësi të opsionit që keni zgjedhur) çdo muaj ose vit pas kësaj për muajin ose vitin e ardhshëm derisa ta anuloni ose Kontrata jonë të përfundojë ndryshe (ju lutemi gjeni më shumë detaje se si të bëni anulimin në “Si mund ta përfundoj Kontratën tonë dhe abonimin tim?” më poshtë).

Megjithatë, nëse e filloni abonimin tuaj në SkyShowtime me një provë falas, do ta bëni pagesën tuaj të parë kur të skadojë prova falas. Një pagesë e vogël e mbajtjes së autorizimit mund të autorizohet nga banka juaj, jo më shumë se €1. Kjo pagesë e vogël e mbajtjes së autorizimit do t'ju kthehet, por mund të ndikojë në bilancin tuaj të disponueshëm ose limitin e kreditit. Nëse regjistroheni përmes një oferte speciale, do të keni akses në SkyShowtime për periudhën dhe çmimin për të cilin keni rënë dakord gjatë procesit të regjistrimit dhe, pasi (ose nëse) skadon oferta juaj speciale, aksesi juaj në SkyShowtime do të vazhdojë me tarifë standarde të përsëritur mujore ose vjetore të aplikueshme asokohe, muaj pas muaji ose vit pas viti (siç e keni përzgjedhur dhe siç jeni këshilluar me rastin e regjistrimit),përveç nëse e përfundoni kontratën. Shikoni seksionin „Periudhat e Provës Falas dhe Ofertat Speciale“ për më shumë detaje lidhur me këtë si më poshtë.

Periudha juaj do të jetë një (1) muaj ose dymbëdhjetë (12) muaj, në varësi të opsionit që zgjidhni për periudhën kur regjistroheni. Për një periudhë një (1) mujore, çdo periudhë pasuese përpara tarifës tjetër të përsëritur është një (1) muaj (përveç nëse përfundohet) (d.m.th., pas periudhës së parë një (1) mujore, abonimi vazhdon në ciklet vijuese të faturimit një (1) mujor muaj pas muaji, përveç nëse anulohet). Për një periudhë një vjeçare (ose periudhë dymbëdhjetë (12) mujore), çdo periudhe pasuese përpara taritës tjetër të përsëritur është (12) dymbëdhjetë mujore (përveç nëse anulohet) (d.m.th., pas periudhës së parë dymbëdhjetë (12) mujore, abonimi vazhdon në ciklet vijuese të faturimit dymbëdhjetë (12) mujor vit pas viti, përveç nëse anulohet).Ju mund të përfundoni Kontratën tonë dhe abonimin tuaj për çfarëdo arsye duke anuluar tarifën e përsëritur të abonimit tuaj në çdo moment pa kosto shtesë ose tarifë përfundimi dhe aksesi juaj në SkyShowtime do të ndalojë më pas në fund të periudhës për të cilën keni paguar.

Të gjitha çmimet tona të regjistrimit përcaktohen në faqen e internetit të SkyShowtime në www.skyshowtime.com dhe mund të ndryshojnë herë pas here me njoftim paraprak të paktën një (1) muajdhe duke ju dhënë një mundësi për të përfunduar pa asnjë penalitet ose kosto si më tej përshkruar në “Si mund të ndryshojë kosto e SkyShowtime?” seksioni më poshtë. Çmimet tona të abonimit përfshijnë TVSh-në dhe çdo taksë dhe tarifë të aplikueshme mbi shitjet. Pasi të jeni regjistruar, mund të kontrolloni çmimin tuaj total aktual të abonimit për periudhë faturimi për SkyShowtime në faqen e Llogarisë suaj në faqen e internetit të SkyShowtime. Çmimet tona mbulojnë kostot totale për aksesin në shërbimet e SkyShowtime për periudhën kohore që zgjidhni kur regjistroheni. Megjithatë, ofruesi juaj i shërbimit të internetit dhe/ose ofruesi i telefonisë celulare mund t'ju ngarkojnë tarifa shtesë për transferimin e të dhënave të nevojshme për të përdorur shërbimet e SkyShowtime (për më shumë informacion, ju lutemi referojuni seksionit “Çfarë lidhje rrjeti më duhet për të parë SkyShowtime?” më poshtë).

Gabimet në çmim janë të rralla, por mund të ndodhin, dhe mund të mos jenë gjithmonë të dukshme. Nëse zbulojmë ndonjë gabim në çdo çmim të cituar për SkyShowtime, ne do t'ju kontaktojmë sa më shpejt që të jetë e mundur për t'ju njoftuar dhe do t'ju japim mundësinë që të rikonfirmoni porosinë tuaj me çmimin e duhur ose ta tërhiqniatë pa asnjëpenalitet. Nëse kemi bërë një gabim kur japim çmimin, kjo nuk kufizon të drejtat tuaja në lidhje me SkyShowtime, as përgjegjësinë tonë për një gabim të tillë.

7. Pak më shumë detaje - kosto

Duke klikuar butonin dhe/ose kutinë e zgjedhjes që konfirmon regjistrimin tuaj në SkyShowtime, pagesën tuaj, dakordësinë tuaj me këto Kushte të Përdorimit dhe kërkesën tuaj për ofrimin e menjëhershëm të SkyShowtime, ju pranoni që një pagesë do të merret në ditën që regjistroheni duke përdorur detajet e kartës së debitit ose të kreditit ose detajet e tjera të pagesës që keni dhënë (përveç nëse regjistroheni për një provë falas) si metodë pagese dhe abonimi juaj në SkyShowtime do të fillojë menjëherë. Do të duhet të jepni detajet e pagesës (të tilla si karta e kreditit ose e debitit, PayPal, Apple Pay ose Google Pay) kur të regjistroheni për shërbimin SkyShowtime. Si pjesë e procesit të regjistrimit, do t'ju kërkohet të pranoni në mënyrë eksplicite që ne të ruajmë detajet e pagesës për pagesa të mëvonshme. Për disa mënyra pagese, emetuesi mund t'ju kërkojë tarifa të caktuara, të tilla si tarifat e transaksioneve të huaja ose tarifa të tjera që lidhen me përpunimin e mënyrës suaj të pagesës. Tarifat e taksave lokale mund të ndryshojnë në varësi të mënyrës së përdorur të pagesës. Kontaktoni me ofruesin e shërbimit të mënyrës së pagesës për detaje.

Abonimi juaj në SkyShowtime përfshin regjistrimin automatik në një plan të vazhdueshëm abonimi për periudhën të cilën keni zgjedhur paraprakisht (cilëndo nga periudhat e faturimit të përsëritur një (1) mujor ose dymbëdhjetë (12) mujor) Prandaj, abonimi juaj do të vazhdojë automatikisht deri në fund të periudhës suaj një (1) mujore ose dymbëdhjetë (12) mujore(deri ta anuloni) (d.m.th., abonimi vazhdon pas periudhës fillestare një (1) mujore ose dymbëdhjetë (12) mujore, i zbatueshëm në varësi të periudhës që zgjidhni me cikël faturimi një (1) mujor ose dymbëdhjetë (12) mujor, (nderi taanuloni). Ju do të vazhdoni të paguani dhe të keni akses në SkyShowtime, në përputhje me këto Kushte përdorimi, përveç nëse e anuloni. Kur ta përfundoni, do të keni akses deri në fund të periudhës për të cilën keni paguar. Nëse regjistroheni përmes një prove falas, pagesa nuk do të merret nga ju derisa të skadojë prova falas (përveç nëse përfundoni Kontratën tonë dhe abonimin tuaj përpara përfundimit të provës falas). Megjithatë, një pagesë e vogël e mbajtjes së autorizimit prej jo më shumë se €1 mund të autorizohet nga banka juaj. Kjo pagesë e vogël e mbajtjes së autorizimit do t'ju kthehet, por mund të ndikojë në gjendjen tuaj të disponueshme ose limitin e kreditit. Për më shumë detaje mbi detajet e pagesës që kërkojmë kur regjistroheni përmes një prove falas, ju lutemi shikoni seksionin “Periudhat e provës falas dhe ofertat speciale” si më poshtë. Nëse regjistroheni përmes një oferte speciale, do të keni akses në SkyShowtime për periudhën dhe çmimin për të cilin keni rënë dakord dhe, pasi (ose nëse) skadon oferta juaj speciale, aksesi juaj në SkyShowtime do të vazhdojë me tarifën standarde të përsëritur, mujore ose vjetore, të aplikueshme asokohe, muaj pas muaji ose vit pas viti (siç e keni përzgjedhur dhe siç jeni këshilluar me rastin e regjistrimit), përveç nëse e anuloni – shikoni “Periudhat e Provës Falas dhe seksioni i ofertave Speciale” për më shumë detaje mbi këtë më poshtë.

Duhet të keni një mënyrë pagese të vazhdueshme të konfiguruar për SkyShowtime ndërkohë që abonimi juaj është aktiv, e cila do të përdoret për të kryer pagesën tuaj në ose rreth datës së deklaruar kur regjistroheni (dhe siç konfirmohet në emailin e konfirmimit që ju është dërguar pasi të jeni regjistruar). Kështu do të mundësohet tarifimi automatik për abonimin tuaj në mënyrën e pagesës që keni specifikuar. Pagesat do të bëhen paraprakisht për të mbuluar periudhën kohore që do të keni akses në SkyShowtime (d.m.th. një (1) muaj ose dymbëdhjetë (12) muaj, në varësi të opsionit që zgjidhni për periudhën kohore), dhe ne do t'ju tregojmë shumën që do të debitohet për periudhën e faturimit (kjo do t'ju vihet në dispozicion kur të regjistroheni dhe do të jetë në emailin tuaj të konfirmimit të regjistrimit të dërguar pas porosisë fillestare të blerjes kur vendosni mënyrën tuaj të vazhdueshme të pagesës për SkyShowtime dhe, nëse çmimet ndryshojnë, ajo do të përcaktohet në emailin e njoftimit për ndryshimin e çmimit). Ju gjithashtu mund të kontrolloni detajet tuaja të pagesës në faqen e Llogarisë suaj në faqen e internetit të SkyShowtime. Duhet të siguroheni që të ofroni dhe të ruani informacione të sakta dhe të përditësuara pagesash për SkyShowtime. Ju mund të rregulloni mënyrën tuaj të pagesës duke u identifikuar në faqen e llogarisë suaj në faqen e internetit të SkyShowtime. Për pyetje mbi datën tuaj të pagesës, ju lutemi kontaktoni ekipin tonë për konsumatorin përmes chat-it (bisedës së drejtpërdrejtë në faqen e internetit) të SkyShowtime ose përmes emailit ose telefonit siç përcaktohet në “Si mund t’ju kontaktoj?” seksioni më poshtë. Për informacion se si ne i përpunojmë të dhënat tuaja personale, ju lutemi lexoni njoftimin tonë të privatësisë në .

Monedha e pagesës së shërbimit SkyShowtime është monedha zyrtare e vendit tuaj të banimit ku ne ofrojmë shërbimin çmimi i shërbimit SkyShowtime mund të ofrohet në një valutë të ndryshme nga monedha zyrtare vendase (p.sh. në euro) (në secilin rast, “Valuta e paracaktuar”). SHQIPËRI: Për informacionin tuaj, nëse monedha e paracaktuar është euro, kursi zyrtar i konvertimit të Lekut në Euro përcaktohet nga Banka e Shqipërisë. Nëse jepni detajet e pagesës që lejojnë pagesën në një monedhë të ndryshme nga valuta e paracaktuar (për shembull Euro), ose nëse futni detajet e pagesës që lejojnë pagesën në një valute të ndryshme nga Valuta e paracaktuar, shuma e transaksionit do të konvertohet në Valutën e paracaktuar, kursi i këmbimit i vendosur nga banka përkatëse ose ofruesi i pagesës përdoret për këtë konvertim valute dhe konvertimi i valutës do të hyjë në fuqi në ditën e punës që transaksioni merret nga kjo njësi ekonomike shuma e transaksionit do të konvertohet në valutën e paracaktuar. Ju lutemi vini re se ndryshimet në kurset referencë të këmbimit hyjnë në fuqi menjëherë dhe ju merrni përsipër këtë rrezik të mundshëm të konvertimit të monedhës (d.m.th., nëse kursi i këmbimit ndryshon që do të thotë se tarifa e abonimit bëhet më e shtrenjtë, ju duhet të paguani tarifën më të shtrenjtë ose nëse është më e lirë, duhet të paguani tarifën më të lirë). Ne nuk ngarkojmë asnjë tarifë ose rritje për shkëmbimin e monedhës.

Ne do t'ju njoftojmë të paktën një (1) muaj paraprakisht dhe do t'ju lejojmë të tërhiqeni pa ndonjë penalitet ose kosto shtesë nëse ka ndonjë ndryshim çmimi - ju lutemi shikoni seksionin “Si mund të ndryshojë kosto e SkyShowtime?“ për më shumë detaje mbi këtë si më poshtë. Ne mundemi, me kusht që të ju japim njoftim të paktën një (1) muaj dhe t'ju lejojmë të anuloni pa penalitet, të ndryshojmë çmimin e abonimit tuaj për çfarëdo arsye - për ta realizuar këtë, do të na duhet të ndryshojmë udhëzimet e dërguara në kartën tuaj të debitit ose kreditit ose instrument tjetër pagese duke paraqitur çmimin e përditësuar.

Ne mund të përdorim Ofrues të Shërbimeve të Pagesave të palëve të treta (“OShP”) për të mbledhur pagesa nga ju në emrin tonë. Gjatë procesit të regjistrimit, do t'ju duhet të jepni informacionin e kërkuar nga ne ose nga OShP-ja jonë e caktuar për të mbledhur pagesat. Duhet të siguroheni që na jepni detajet e sakta dhe duhet të përdorni vetëm kartën tuaj të kreditit ose debitit të lëshuar në emrin tuaj (ose një kartë krediti ose debiti që jeni i autorizuar ta përdorni). Ju pranoni dhe autorizoni ne ose OShP-në tonë për të mbledhur pagesa nga ju në emrin tonë. Për informacion se si përpunohen të dhënat tuaja personale nga OShP, ju lutemi referojuni njoftimit të privatësisë së OShP-së dhe njoftimi ynë i privatësisë është në . Nëse një pagesë dështon, do të bëhen përpjekje të mëtejshme për arkëtim derisa të merret pagesa (nëse jemi duke kryer faturimin, ne do t'ju dërgojmë njoftime me email dhe do të përpiqemi të mbledhim pagesën çdo ditë njëra pas tjetrës derisa pagesa të merret për një periudhë 30-ditore (d.m.th., nëse është e nevojshme, ne do të bëjmë një maksimum prej 15 përpjekjesh për pagesë)). Ne nuk do të kërkojmë një pagesë të pjesshme. Qasja juaj në SkyShowtime mund të pezullohet derisa të merret pagesa. Ju mund të tërhiqni të drejtën që na keni dhënë për t’ju tarifojmë mënyrën tuaj të përcaktuar të pagesës përmes faqes së llogarisë tuaj në faqen e internetit të SkyShowtime dhe abonimi juaj në SkyShowtime do të çaktivizohet në fund të periudhës për të cilën keni paguar.
Kur regjistroni një kartë debiti ose krediti si një mënyrë pagese, është e mundur që OShP mund të vërtetojë kartën e regjistruar dhe, për ta bërë këtë, një tarifë shtesë mund të zbritet nga karta juaj e kreditit ose e debitit me shpenzimet tuaja, sipas kushteve të OshP-së në fjalë.

8. Periudhat e Provës Falas dhe Ofertat Speciale

Periudhat promocionale falas ose me zbritje për shërbimin mund të jenë të disponueshme herë pas here sipas gjykimit tonë, duke u mundësuar abonentëve të rinj të abonohen në shërbim ose pa paguar një tarifë periodike ose për një tarifë të reduktuar periodike gjatë periudhës përkatëse promocionale (“Oferta Promocionale”). Ofertat Promocionale mund të vihen në dispozicion nga ne, ose si pjesë e një promovimi të palëve të treta. Kontrata jonë (përfshirë Kushtet e Përdorimit) do të zbatohet për të gjitha Ofertat tona Promocionale. Nëse regjistroheni në një Ofertë Promocionale nëpërmjet nesh, Oferta Promocionale mund të ketë termat dhe kushtet e veta specifike që do t'ju vihen në dispozicion përpara se të regjistroheni në të (dhe e cila, pasi të jetë rënë dakord ose të njoftohet, formon pjesë të Kontratës sonë). Nëse merrni një ofertë promocionale nga një palë e tretë, mund të zbatohen kushte shtesë ose të veçanta nga pala e tretë përkatëse.
Ofertat promocionale janë personale, nuk mund të transferohen, mund të përdoren vetëm një herë, nuk mund të blihen me para në dorë dhe nuk mund të kombinohen me oferta të tjera promocionale. Ne do t'ju vëmë në dispozicion informacionin rreth kohëzgjatjes dhe çmimit (nëse ka) të një Oferte Promocionale, si mund të përdoret dhe çdo kufizim që zbatohet kur regjistroheni në të. Nëse nuk përcaktohet ndryshe, Ofertat Promocionale janë të disponueshme vetëm për abonentët e rinj që nuk kanë pasur një abonim në SkyShowtime në të kaluarën, as me ne ose me një ofrues të palëve të treta. Nëse keni marrë më parë përfitimin e një Oferte Promocionale, mund të mos keni të drejtë të merrni një Ofertë tjetër Promocionale. Ju mund ta anuloni abonimin tuaj në çdo kohë gjatë Ofertës suaj Promocionale duke menaxhuar Planet dhe Pagesat tuaja në faqen e llogarisë tuaj në faqen e internetit të SkyShowtime, siç përshkruhet në “Si ta mbyll Kontratën tonë dhe abonimin tim?” seksioni më poshtë. Nëse e anuloni abonimin gjatë Ofertës suaj Promocionale, nuk do të merrni asnjë rimbursim, por keni të drejtë të vazhdoni të përdorni SkyShowtime deri në fund të periudhës së Ofertës suaj Promocionale.

E RËNDËSISHME: Ju do të duhet të na jepni të dhënat tuaja të pagesës kur të regjistroheni në një Ofertë Promocionale (siç është përcaktuar më sipër). Nëse nuk e anuloni para përfundimit të ofertës promocionale, pas përfundimit të ofertës promocionale do të tarifoheni sipas mënyrës së zgjedhur të pagesës me tarifë të përsëritur standarde mujore dhe vjetore të aplikueshme asokohe, muaj pas muaji ose vit pas viti (siç keni zgjedhur dhe siç jeni këshilluar me rastin e regjistrimit) (përveç nëse e anuloni). Nëse nuk përcaktohet ndryshe, ne nuk do t'jua kujtojmë kohën përpara përfundimit të Ofertës Promocionale. Tarifa e përsëritur standarde mujore dhe vjetore e aplikueshme asokohe që e paguani pas një Oferte Promocionale do t'ju vihet në dispozicion kur të regjistroheni në Ofertën Promocionale.
Nëse regjistroheni në një Ofertë Promocionale nëpërmjet nesh, e cila ka termat dhe kushtet e veta specifike (të vëna në dispozicion përpara se të regjistroheni), ato terma dhe kushte specifike për Ofertën Promocionale do të mbizotërojnë nëse ka ndonjë konflikt midis tyre dhe ndonjë pjesë(at) e këtyre Kushteve të Përdorimit.

9. E shkëlqyeshme, si mund të regjistrohem në SkyShowtime?

Regjistrimi është i drejtpërdrejtë. Pasi të jeni gati dhe të keni lexuar këto Kushte të Përdorimit, thjesht shkoni te www.skyshowtime.com, ndiqni udhëzimet për të plotësuar formularin e regjistrimit dhe klikoni butonin që konfirmon regjistrimin tuaj në SkyShowtime, pagesën tuaj dhe dakordësinë tuaj me këto Kushte të Përdorimit. Ju lutemi lexoni me kujdes informacionin në formularin e regjistrimit, pasi ai është pjesë e Kontratës sonë.

Kur të regjistroheni, do t'ju kërkohet të jepni informacione të caktuara duke përfshirë emrin dhe mbiemrin tuaj, adresën tuaj të emailit dhe detajet e pagesës. Ju duhet të na ofroni dhe të ruani për aq sa kohë sa zgjat Kontrata jonë, detaje të sakta, të përditësuara, të vlefshme dhe të plota kontakti dhe pagese (duke përfshirë një adresë të vlefshme emaili). Ne mund të kërkojmë të verifikojmë saktësinë e detajeve që ju na jepni. Për më shumë informacion, ju lutemi shikoni seksionin më poshtë për“Si e përdorim ne informacionin tuaj personal”.
Ne nuk jemi përgjegjës për plotësinë, vërtetësinë, vlefshmërinë ose korrektësinë e të dhënave që plotësoni kur regjistroheni në SkyShowtime. Nëse keni shkruar gabim, keni lënë jashtë ose keni përfshirë gabimisht ndonjë informacion gjatë regjistrimit, ju mund të korrigjoni dhe plotësoni shënimet dhe zgjedhjet tuaja përpara se të paraqisni një kërkesë për regjistrim duke klikuar butonin e duhur ose duke kontrolluar kutinë e duhur në faqen tonë të internetit. Përndryshe, mund të na kontaktoni përmes chat-it (bisedës së drejtpërdrejtë në faqen e internetit) të SkyShowtime ose përmes emailit ose telefonit siç përcaktohet në “Si mund t’ju kontaktoj?” seksioni më poshtë.

Pasi të keni plotësuar të gjithë informacionin e kërkuar, do t'ju kërkohet të konfirmoni që i keni lexuar këto Kushte të Përdorimit dhe politikën tonë të privatësisë dhe se jeni dakord me këto Kushte të Përdorimit dhe/ose çdo kusht tjetër të vënë në dispozicion për ju përpara regjistrimit (nëse është e aplikueshme). Duke u regjistruar në SkyShowtime, ju konfirmoni pajtimin tuaj për këto Kushte të Përdorimit dhe Kontrata jonë është krijuar. Menjëherë pasi të regjistroheni në SkyShowtime, ne do t'ju dërgojmë një email (në adresën e emailit që na keni dhënë) që konfirmon regjistrimin tuaj dhe lidhjen e Kontratës me ne.

10. Si mund të ndryshojë kosto e SkyShowtime?

Ne mund të ndryshojmë çmimet tona herë pas here. Arsyet pse ne mund të rrisim çmimet tona përfshijnë:

  • ne përmirësojmë ose forcojmë shërbimet tona;
  • kosto për ne për ofrimin e shërbimeve rritet (si p.sh. kur duhet t'ju paguajmë palëve të treta më shumë për përmbajtjen e tyre ose për shkak të ndryshimit të kushteve ekonomike (siç janë luhatjet e monedhës, inflacioni ose ndryshimet e taksave));
  • ne prezantojmë programe, përmbajtje dhe shërbime të reja;
  • ne ndryshojmë mënyrën se si i strukturojmë shërbimet tona;
  • ne investojmë në përmirësimin e mbështetjes ndaj konsumatorit;
  • pasi të ketë qenë në fuqi një çmim prezantues më i ulët;
  • rriten kostot e tjera që lidhen me funksionimin e shërbimeve tona; ose
  • kishte një gabim të dukshëm në lidhje me çmimet.
  • Ne ofrojmë shërbimet tona në mënyrë të vazhdueshme dhe nuk mund të parashikojmë se çfarë mund të ndryshojë në të ardhmen. Kjo do të thotë që ne mund të rrisim çmimet tona për arsye të tjera nga ato të përcaktuara më sipër.

Nëse i rrisim çmimet, do t'ju dërgojmë një email duke përdorur adresën e emailit që na keni dhënë të paktën një (1) muaj përpara rritjes së çmimit. Nëse nuk jeni dakord me ndryshimin e çmimit, ju keni mundësinë të përfundoni abonimin tuaj dhe të tërhiqeni nga Kontrata jonë pa shkaktuar ndonjë kosto shtesë përpara se rritja e çmimit të hyjë në fuqi duke menaxhuar Planet & Pagesat tuaja në faqen e Llogarisë suaj në faqen e internetit të SkyShowtime. Nëse e përfundoni, përfundimi do të hyjë në fuqi në fund të periudhës për të cilën keni paguar. Emaili në adresën e emailit që na keni dhënë do t'ju kujtojë këtë. Nëse nuk e përfundoni brenda periudhës së njoftimit prej të paktën një (1) muaji, abonimi juaj në SkyShowtime do të vazhdojë dhe pagesa tjetër e marrë për abonimin tuaj pas hyrjes në fuqi të rritjes së çmimit do të jetë me çmimin e ri. Për të shmangur dyshimin, ju pranoni shprehimisht se mos-tërheqja juaj nga Kontrata jonë dhe abonimijuaj brenda periudhës së njoftimit prej të paktën një (1) muaji, do të përbëjë pëlqimin dhe dakordësinë tuaj mbi rritjen e çmimit të aplikueshëm për të cilin ne ju dërguam një email.

11. Si mund të ndryshojë shërbimi ose përmbajtja e SkyShowtime?

Ne synojmë të përmirësojmë vazhdimisht përvojën e shikimit të të gjithë përdoruesve tanë. Rrjedhimisht, SkyShowtime dhe përmbajtja e tij mund të zëvendësohen, modifikohen ose përditësohen rregullisht herë pas here në të ardhmen – që do të thotë se në çdo ditë, javë ose muaj të caktuar, filma, argëtim dhe programe të sapokrijuara dhe emocionuese mund të bëhen të disponueshme dhe filma, shfaqje argëtuese dhe programe të tjera mund të mos jenë të disponueshme. Ndryshimet, modifikimet ose përditësimet në përmbajtje dhe ndryshime të tjera në pamjen e faqes sonë të internetit nuk duhet të konsiderohen si ndryshime të Kontratës sonë ose të SkyShowtime si shërbim, përveç nëse ligji në fuqi parashikon ndryshe. Ne nuk garantojmë disponueshmërinë e vazhdueshme të ndonjë programi ose përmbajtjeje të veçantë. Përmbajtja e disponueshme për ju për të parë mund të ndryshojë gjithashtu sipas vendndodhjes gjeografike (për më shumë detaje rreth kësaj, ju lutemi shikoni seksionin “Të drejtat tuaja për të pasur akses mbi përmbajtjen dhe shërbimet” si më poshtë).

Herë pas here, ne mund të ndryshojmë, modifikojmë ose përditësojmë softuerin, shërbimet, veçoritë ose funksionalitetin që ofrohen përmes SkyShowtime. Pra, duhet të kontrolloni rregullisht faqen e internetit të SkyShowtime dhe vetë shërbimin për detaje të asaj që është në dispozicion. Nëse një ndryshim i tillë ndikon materialisht në funksionalitetin e shërbimeve të ofruara nga SkyShowtime, ne do të dërgojmë një email në adresën e emailit që na keni dhënë të paktën një (1) muaj përpara se ndryshimi të hyjë në fuqi në mënyrë që – nëse dëshironi – të mund të përfundoni marrëdhënien me ne pa asnjë kosto përpara se të bëhen ndryshimet. Për ta përfunduarr, duhet të identifikoheni dhe të vizitoni faqen e llogarisë suaj në www.skyshowtime.com. Për më shumë informacion mbi përfundimin, vizitoni faqen tonë të Ndihmës në www.skyshowtime.com. Nëse e përfundoni, abonimi juaj do të ndalojë në fund të periudhës për të cilën keni paguar tashmë. Nëse nuk e përfundoni abonimin tuaj pasi të kemi dërguar email në adresën e emailit që na keni dhënë dhe përpara se të ndodhë ndryshimi (siç është përcaktuar më sipër) dhe vazhdoni të përdorni shërbimin, ne do ta marrim këtë si pranim të shërbimit të ndryshuar. Çdo ndryshim i Kontratës tonë do të dërgohet me email në adresën e emailit që na keni dhënë siç specifikohet në seksionin “Si mund të ndryshojë Kontrata jonë” si më poshtë.

Në disa raste, mund të mos jetë e mundur t'ju informojmë paraprakisht për ndryshimet. Për shembull, nëse kërkohet një ndryshim urgjent për arsye sigurie, ose për shkak të një kërkese ose kushti apo detyrimi për të vepruar nga një autoritet rregullator ose një palë tjetër e tretë, ose për ndonjë arsye tjetër që është jashtë kontrollit tonë të arsyeshëm (i njohur gjithashtu si ngjarje e “forcës madhore”). Për ndryshime materiale, ne do t'ju njoftojmë sa më parë që të jetë e mundur. Ju gjithmonë mund të përfundoni pa asnjë kosto nëse nuk jeni të kënaqur me një ndryshim duke vizituar faqen e Llogarisë suaj në www.skyshowtime.com/myaccount. Për më shumë informacion mbi përfundimin, vizitoni faqen tonë të Ndihmës në www.skyshowtime.com. Nëse jeni materialisht në disavantazh nga ndryshimi, ne mund t'ju japim një rimbursim ose rimbursim të pjesshëm për të paktën pjesën e mbetur të periudhës për të cilën keni paguar tashmë, përveç nëse vazhdoni të përdorni shërbimet ose pjesën përkatëse të shërbimeve.

Përmbajtja e disponueshme në SkyShowtime ofrohet nga palë të treta. Prandaj, disponueshmëria e kësaj përmbajtjeje mund të jetë jashtë kontrollit tonë dhe ne mund të mos jemi në gjendje të disponojmë programe të caktuara nëpërmjet shërbimit, ose mund të mos jemi në gjendje të shfaqim përmbajtje të caktuar në pajisje të caktuara. Ne do të bëjmë përpjekje të arsyeshme për t'ju njoftuar paraprakisht (nëpërmjet faqes së internetit të SkyShowtime, brenda shërbimit ose duke ju dërguar një email në adresën e emailit që na keni dhënë) për kufizimet e pajisjes dhe mosdisponueshmërinë e përmbajtjes së caktuar. Kjo dispozitë nuk kufizon të drejtat tuaja në lidhje me SkyShowtime, as detyrimin tonë sipas ligjit në fuqi.

12. Si mund të ndryshojë Kontrata jonë

Ne mund ta ndryshojmë ose të shtojmë në Kontratën tonë (duke përfshirë këto Kushte Përdorimi) në çdo kohë nëse është e nevojshme në mënyrë të arsyeshme për ndonjë nga arsyet e mëposhtme:

  • ne ndryshojmë, modifikojmë, përmirësojmë ose shtojmë ndonjë nga shërbimet tona;
  • ne synojmë të ndryshojmë mënyrën se si i strukturojmë shërbimet tona;
  • ne ndryshojmë mënyrën se si ofrojmë shërbimet tona (për shembull, ne zhvillojmë teknologji të re për t'ju ofruar një përvojë më të mirë);
  • ndihmojmë në përmirësimin e sigurisë dhe funksionimit të infrastrukturës sonë teknike (për shembull, për të parandaluar keqpërdorimin e platformës sonë të përmbajtjes dixhitale);
  • ne riorganizojmë mënyrën se si e strukturojmë ose drejtojmë biznesin tonë;
  • vendosim tarifa të reja kur rritet kosto e funksionimit të shërbimit tonë;
  • për arsye të vlefshme ligjore ose rregullatore; ose
  • për ta bërë Kontratën tonë më të qartë ose më të lehtë për t'u kuptuar ose që të gjithë konsumatorët tanë të kenë të njëjtat kontrata ose kushte përdorimi.

Përveç kësaj, ne ofrojmë shërbimet në mënyrë të vazhdueshme dhe nuk mund të parashikojmë se çfarë mund të ndryshojë në të ardhmen. Kjo do të thotë që ne mund të bëjmë ndryshime ose shtesa në Kontratën tonë për arsye të ndryshme nga ato të përcaktuara më sipër.
Nëse bëjmë ndonjë ndryshim në Kontratën tonë, ne do të dërgojmë një email në adresën e emailit që na keni dhënë të paktën një (1) muaj përpara se ndryshimi të hyjë në fuqi (përveç nëse zbatohet oferta e menjëhershme në vijim) në mënyrë që - nëse dëshironi - ju mund të përfundoni Kontratën tonë dhe abonimin tuaj pa kosto përpara se të bëhet ndryshimi. Megjithatë, nëse na duhet të bëjmë ndryshime më shpejt për arsye sigurie, arsye ligjore ose rregullatore, ose për ndonjë arsye që është jashtë kontrollit tonë të arsyeshëm (e njohur edhe si ngjarje e “forcës madhore”), mund të mos jetë e mundur të dërgojmë një email në adresën e emailit të cilën na keni dhënë paraprakisht, por ne do të përpiqemi përsëri ta ofrojmë sa më paraprakisht të jetë e mundur njoftimin nëpërmjet emailit.

Nëse nuk jeni dakord me ndryshimin(et), ju mund – nëse dëshironi – të përfundoni Kontratën tonë dhe abonimin tuaj në përputhje me udhëzimet e përfshira në atë email përpara se çdo ndryshim i tillë të hyjë në fuqi. Nëse ndryshimi hyn në fuqi përpara përfundimit të periudhës për të cilën keni paguar dhe ju e keni përfunduar dhe jeni materialisht në disavantazh nga ndryshimi, ne do t'ju rimbursojmë ose rimbursojmë pjesërisht për të paktën pjesën e mbetur të periudhës që e keni tashmë të paguar (përveç nëse vazhdoni të përdorni shërbimet ose pjesën përkatëse të shërbimeve). Nëse nuk e përfundoni Kontratën tonë dhe abonimin tuaj pasi të kemi dërguar një email në adresën e emailit që na keni dhënë dhe përpara se të ndodhë ndryshimi, dhe ju vazhdoni të përdorni shërbimin, ne do ta marrim këtë si pëlqimin/dakordësinë tuajin të plotë me këtë Kontratë të ndryshuar.

Versioni më i përditësuar i Kushteve të Përdorimit do të jetë i disponueshëm në faqen e internetit të SkyShowtime. Kur dërgojmë një email në adresën e emailit që na e keni dhënë duke vënë në dukje se Kontrata jonë po ndryshon, ju rekomandojmë që të printoni versionin më të fundit për arkivën tuaj.

13. Çfarë lidhje rrjeti më duhet për të parë SkyShowtime?

Ju duhet një lidhje interneti me brez të gjerë ose një rrjet celulari mjaft i shpejtë për të transmetuar përmbajtje nga SkyShowtime. Do t'ju duhet një linjë mjaft e shpejtë ose shpejtësi e lidhjes me celular dhe lidhje e duhur interneti me brez të gjerë për limitin e lejuar mujor të internetit celular. Mos harroni se tarifat tuaja të transmetimit varen nga ngarkesa e rrjetit në shtëpi dhe mund të ndikohen nga përdorues të tjerë që përdorin lidhjen e internetit me brez të gjerë në të njëjtën kohë. Cilësia e shërbimit SkyShowtime dhe disponueshmëria e përmbajtjes në HD mund të ndikohen nga lidhja juaj e rrjetit dhe disa veçori mund të mos disponohen me lidhje nën shpejtësi të caktuara. Ju lutemi, konsultohuni me ofruesin tuaj të rrjetit celular ose lidhjes së internetit me brez të gjerë për informacion mbi tarifat, shpejtësitë ose kufizimet e mundshme të përdorimit të internetit celular. Ne nuk jemi përgjegjës për asnjë shërbim të lidhjes së internetit me brez të gjerë ose celular që nuk ofrohet nga ne dhe ju duhet të kontaktoni ofruesin tuaj nëse keni probleme me të.
Përdorimi juaj i SkyShowtime në përgjithësi do të llogaritet në çdo kufizim përdorimi që zbatohet për shërbimin tuaj të lidhjes së internetit me brez të gjerë ose kufirin mujor të internetit celular. Ju do të jeni përgjegjës për të gjitha kostot e faturuara nga rrjeti juaj celular dhe lidhjes së internetit me brez të gjerë. Mos harroni se transmetimi i përmbajtjes audio-vizive mund të harxhojë shumë internet, kështu që nëse paketa juaj nuk ju jep downloads të pakufizuara (shkarkime), duhet ta kontrolloni nëse keni një kufizim të përshtatshëm mujor të internetit celular.

14. Çfarë pajisje mund të përdor për të aksesuar SkyShowtime?

Për të përdorur SkyShowtime, do t'ju duhet të përdorni një kompjuter personal të lidhur me internet, TV, telefon celular inteligjent ose pajisje tjetër që vazhdon të plotësojë kërkesat e sistemit dhe të përputhshmërisë që përcaktohen herë pas here në: https://www.skyshowtime.com/xk/help/article/skyshowtime-supported-devices

Disa shërbime ose përmbajtje mund të mos jenë të disponueshme në të gjitha pajisjet. Për më shumë informacion mbi disponueshmërinë e shërbimeve ose përmbajtjeve të caktuara në pajisje, ju lutemi vizitoni faqen tonë të Ndihmës në www.skyshowtime.com. Me futjen e sistemeve të reja operative, ne mund të ndalojmë së mbështeturi versione të vjetra. Kjo do të thotë që për të vazhduar përdorimin e shërbimit, mund t'ju duhet të përditësoni herë pas here softuerin në pajisjen tuaj. Nëse nuk arrini të instaloni çdo përditësim të nevojshëm në pajisjen tuaj në kohën e duhur, ne nuk jemi përgjegjës për ndonjë gabim ose dështim në shërbimin SkyShowtime të shkaktuar nga mos-instalimi i një përditësimi të disponueshëm të softuerit. Kjo nuk kufizon ose përjashton detyrimin tonë sipas ligjit në fuqi.

Herë pas here, prodhuesit e pajisjes ose ofruesi i sistemit operativ të pajisjes mund të imponojnë ndryshime që kufizojnë ose shtrëngojnë përdorimin tuaj të SkyShowtime në atë pajisje. Nëse kjo ndodh, ne do të përpiqemi të dërgojmë një email në adresën e emailit që na keni dhënë paraprakisht në lidhje me këto ndryshime, por meqenëse nuk kemi kontroll mbi këta prodhues dhe ofrues, mund të mos jetë gjithmonë e mundur ta bëjmë këtë.

Për arsye sigurie dhe për të mbrojtur të drejtat e partnerëve tanë të përmbajtjes, SkyShowtime mund të mos aksesohet nëpërmjet një pajisje ku kufizimet e përfshira në sistemin operativ të pajisjes janë hequr ose është ndërhyrë mbi to (kjo nganjëherë quhet “jailbreaking”).

15. Sa pajisje mund të përdor për të aksesuar SkyShowtime?

Ndërkohë që mund të regjistroni disa pajisje të ndryshme nga familja juaj në llogarinë tuaj SkyShowtime, mund të jeni në gjendje të përdorni SkyShowtime në një numër të caktuar pajisjesh në të njëjtën kohë. Ne e bëjmë këtë për të siguruar që përdorimi i shërbimeve SkyShowtime të mbetet ekskluzivisht për qëllime private (jo tregtare). Mund të japim informacion mbi numrin e transmetimeve në të njëjtën kohë kur regjistroheni, ose mund të gjeni më shumë detaje në faqen tonë të Ndihmës në www.skyshowtime.com.

16. A mundet një anëtar i familjes sime të aksesojë SkyShowtime duke përdorur gjithashtu llogarinë time?

Individët që jetojnë në të njëjtën familje me ju mund të kenë akses në llogarinë tuaj SkyShowtime me lejen tuaj. Ju mbeteni përgjegjës për çdo aktivitet (përfshirë aktivitetin e çdo anëtari të familjes suaj) në llogarinë tuaj SkyShowtime nga persona të cilëve (direkt ose indirekt) ju ua keni vënë në dispozicion llogarinë dhe/ose fjalëkalimin tuaj (përveç ndonjë aktiviteti që shkaktohet nga SkyShowtime ose përfaqësuesit ose kontraktorët e tij).

17. A mund të përdorin fëmijët SkyShowtime?

Individёt nёn moshёn tetëmbëdhjetë (18) vjeç (d.m.th., pa zotësi të plotë juridike për të vepruar) nuk mund tё kenё llogari SkyShowtime, por mund tё pёrdorin shёrbimin me lejen e, dhe nёn mbikëqyrjen e prindit ose kujdestarit tё tyre ligjor. Ne lejojmë prindërit ose kujdestarët ligjorë të regjistruar të krijojnë një profil të veçantë për fëmijët nën moshën tetëmbëdhjetë (18) vjeç, të cilët nuk mund të krijojnë një llogari vetë. Ka një ‘Profil për fëmijë’ i veçantë me përmbajtje për fëmijët dymbëdhjetë (12) vjeç e poshtë.

18. Si të përfundoj Kontrata jonë dhe abonimi im?

Mund të çaktivizoni pagesat e përsëritura (të njohura edhe si rinovim automatik) për të ndaluar pagesat e përsëritura të ardhshme në çdo kohë pa ndonjë kosto shtesë ose tarifë përfundimi përpara se të fillojë pagesa juaj e radhës periodike. Shuma që keni paguar tashmë për periudhën tashmë të rinovuar normalisht nuk do të rimbursohet (përveç nëse, për shembull, e përfundoni për shkak të një ndryshimi që ka hyrë në fuqi përpara përfundimit të periudhës për të cilën keni paguar dhe jeni në disavantazh material nga ndryshimi, në të cilin rast ne do t'ju rimbursojmë një shumë e cila është të paktën në përpjesëtim me atë që është dhënë derisa ta përfundoni (shikoni seksionin “Si mund të ndryshojë Kontrata jonë” si më lart)). Për të përfunduar Kontratën tonë dhe abonimin tuaj në SkyShowtime, ju lutemi vizitoni faqen e Llogarisë suaj në faqen e internetit të SkyShowtime ose na dërgoni email në lidhje me përfundimin tuaj në help@skyshowtime.com. Ne do t'ju dërgojmë një email që konfirmon përfundimin tuaj. Nëse paguani një palë të tretë për të pasur akses në SkyShowtime (si p.sh. kur SkyShowtime përfshihet në një pako ose paketë nga një tjetër platformë televizive ose ofrues shërbimi), duhet të ndiqni udhëzimet nga ajo palë e tretë për tu tërhequr. Kur ndaloni që SkyShowtime t'ju tarifojë automatikisht (gjë që do të ndalojë rinovimin e abonimit tuaj), do të keni akoma akses në SkyShowtime deri në fund të periudhës për të cilën keni paguar (d.m.th. “periudha juaj e përdorimit”), por abonimi juaj do të skadojë pas kësaj periudhe dhe Kontrata jonë do të përfundojë (d.m.th. abonimi juaj nuk do të rinovohet automatikisht). Nëse nuk parashikohet ndryshe, ne nuk ju rimbursojmë ose kreditojmë për asnjë periudhë të përdorur pjesërisht për të cilën keni paguar tashmë.
Për më shumë informacion mbi përfundimin e Kontratës, vizitoni faqen tonë të Ndihmës në www.skyshowtime.com.

Ju lutemi vini re, se pasi aksesi juaj në shërbim të përfundojë, nuk do të mund të shikoni asgjë përmes SkyShowtime, duke përfshirë çdo gjë që keni shkarkuar dhe që nuk keni mbaruar (ose filluar) shikimin. Nëse e ndaloni shërbimin, gjithmonë mund ta riaktivizoni atë në llogarinë tuaj në një datë të mëvonshme.
Nëse nuk jeni në gjendje të përdorni SkyShowtime për arsye jashtë kontrollit tuaj (si një defekt në linjën tuaj, ose shpejtësia juaj e internetit me brez të gjerë nuk është e mjaftueshme), ju lutemi na njoftoni sa më shpejt të jetë e mundur. Ne mund t'ju rimbursojmë shumën e duhur nëse arsyeja pse nuk mund të përdorni SkyShowtime është për fajin tonë (për shembull, nëse ne kemi shkelur ose Kontratën tonë ose ndonjë detyrim ligjor për t'u kujdesur ndaj jush). Për më shumë detaje mbi detyrimin tonë ndaj jush, ju lutemi shikoni seksionin më poshtë mbi “Detyrimi ynë ndaj jush”.
Ju lutemi shikoni seksionin “Pak më shumë detaje - e drejta ligjore për t'u ftohur” më poshtë për informacion mbi të drejtën tuaj ligjore për „ftohje“.

19. Pak më shumë detaje - e drejta ligjore e heqjes dorë

Kur regjistroheni, ne kërkojmë pëlqimin tuaj të qartë që të keni akses në SkyShowtime menjëherë (d.m.th. gjatë periudhës kur keni të drejtë ligjore të hiqni dorë) dhe se pranoni që duke rënë dakord me këtë ju e humbni të drejtën ligjore për të hequr dorë ose për rimbursim nëse nuk jepni arsye brenda 14 ditëve (ose nëse jetoni në Bosnje dhe Hercegovinë, 15 ditë) pas përfundimit të Kontratës sonë (shpesh e njohur si “periudha e cool-off ose “e drejta e tërheqjes”).
Nëse nuk marrim pëlqimin tuaj për të marrë akses të plotë në SkyShowtime menjëherë, ju nuk do të merrni menjëherë akses në përmbajtjen e SkyShowtime. Nëse keni ndonjë shqetësim ose pyetje, mund të na kontaktoni duke përdorur të dhënat e specifikuara në “Si mund t’ju kontaktoj?” seksioni më poshtë.

20. Si mund t’ju kontaktoj?

Mund të na kontaktoni, të paraqisni ankesa ose të kërkoni informacione për SkyShowtime dhe shërbimet e tij nëpërmjet chat-it (bisedës së drejtpërdrejtë) ose Formularit të Kontaktit nga faqja jonë e Ndihmës në www.skyshowtime.com. Përndryshe, mund të merrni informacion nëpërmjet numrit tonë të telefonit në +381 11 4251185 (mund të aplikohen tarifa për telefonatat) ose të na kontaktoni me adresën tonë të emailit në help@skyshowtime.com.
Për të zgjidhur çdo ankesë, ne do të veprojmë në mënyrë të arsyeshme dhe do të synojmë të vlerësojmë dhe zgjidhim ankesën tuaj brenda një afati të arsyeshëm kohor.

21. Si do të më kontaktojë SkyShowtime?

Nëse na duhet t'ju kontaktojmë (duke përfshirë “dhënien e njoftimit” siç përshkruhet në këto Kushte të Përdorimit), ne zakonisht do ta bëjmë këtë me email, por gjithashtu mund të dërgojmë mesazhe nëpërmjet faqes së internetit SkyShowtime, një njoftim brenda shërbimit, një njoftim të menjëhershme pagesë (NjMP) ose një njoftim ‘të shfaqur’ në pajisjen tuaj – nëse lejoni njoftimet e shfaqura në pajisjen tuaj – (ose çdo metodë tjetër për të cilën ju njoftojmë).

Njoftimet do të konsiderohen se janë dorëzuar në ditën e dërgimit, me kusht që ne të mos kemi marrë njoftimin për dështimin e dorëzimit, rast në të cilin ne do të dërgojmë një njoftim përmes faqes së internetit të SkyShowtime (të cilën duhet ta kontrolloni rregullisht) dhe ato do të konsiderohen se janë dorëzuar një ditë pas paraqitjes së tyre në faqen e internetit SkyShowtime.
Ne do t'ju dërgojmë njoftime duke përdorur detajet e kontaktit që na keni dhënë, prandaj sigurohuni që të na keni dhënë detaje të sakta kontakti dhe na mbani të përditësuar nëse ato ndryshojnë.

22. Të drejtat tuaja për akses në përmbajtje dhe shërbime

Ju mund të përdorni dhe aksesoni përmbajtjen dhe shërbime të caktuara në vendin tuaj të banimit dhe nëse vendi juaj i banimit është në Bashkimin Europian (“BE”) ose në Zonën Ekonomike Europiane (“ZEE”) dhe ju keni të drejtë për transferimin ndërkufitar të shërbimeve me përmbajtje online sipas Rregulloreve të BE-së mbi Portabilitetin, kur jeni përkohësisht në një vend tjetër të BE-së ose ZEE-së.
Ju lutemi vini re se, ndërkohë që ne nuk do të ulim cilësinë e aksesit tuaj në përmbajtje dhe disa shërbime kur jeni përkohësisht larg vendbanimit tuaj në një vend tjetër të BE-së ose ZEE-së, cilësia e shërbimit mund të ndikohet për shkak të faktorëve jashtë kontrollit tonë (të tilla si standardet e ndryshme të infrastrukturës, lidhjet Wi-Fi dhe shpejtësitë e lidhjeve celulare).

Ne mund të verifikojmë vendin tuaj të banimit për të përcaktuar përshtatshmërinë tuaj për transferim ndërkufitar të përmbajtjes online sipas rregulloreve të BE-së për Portabilitetin, duke përdorur mjete të tilla si (a) detajet e pagesës suaj; (b) një kontratë për furnizimin e shërbimit të internetit ose telefonisë ose çdo lloj kontrate të ngjashme; (c) një deklaratë që konfirmon adresën tuaj; dhe (d) një kontroll adrese të protokollit të internetit (IP). Si pjesë e këtyre kontrolleve të verifikimit, ne mund të kërkojmë nga ju disa informacione të nevojshme. Nëse ju nuk e jepni këtë informacion në mënyrë që ne të mos mund të verifikojmë vendin tuaj të banimit, ne mund t'ju ndalojmë së përdoruri dhe së aksesuari përmbajtjen dhe shërbimet e SkyShowtime jashtë vendit. Nëse na jepni informacione të pasakta për shtetin tuaj të banimit, ne mund të përfundojmë Kontratën tonë me ju në përputhje me seksionin “E drejta jonë për të anuluar Kontratën tonë” si më poshtë. Për më shumë detaje mbi përshtatshmërinë, ju lutemi shikoni faqen tonë të Ndihmës në www.skyshowtime.com.

Ju mund t'i përdorni shërbimet dhe përmbajtjen vetëm në mënyrat e autorizuara shprehimisht në Kontratën tonë (siç përditësohet herë pas here). Ju mund të aksesoni shërbimet dhe përmbajtjen vetëm për përdorimin tuaj personal, por as për përdorim tregtar dhe profesional. Ju duhet të ndiqni udhëzimet dhe kërkesat tona të arsyeshme në lidhje me mënyrën se si e përdorni shërbimin dhe përmbajtjen.

Disa shembuj të veprimeve që nuk duhet t'i bëni:

  • Kopjoni, jepni me qira, shisni, riprodhoni, publikoni, ripublikoni, postoni, transmetoni, kornizoni, transmetoni shërbimet ose përmbajtjen (ose ndonjë pjesë të tyre), ose vini ato në dispozicion të publikut, ose autorizoni ose ndihmoni dikë tjetër për ta bërë këtë, përveç siç lejohet nga ligji në fuqi.
  • Përfitoni asnjë pagesë drejtpërdrejt ose tërthorazi në lidhje me shikimin ose përdorimin e ndonjë pjese të shërbimeve ose përmbajtjes.
  • Shfaqni publikisht ndonjë nga përmbajtjet ose ndonjë pjesë të shërbimeve për një audiencë, pavarësisht nëse është kryer ndonjë pagesë e drejtpërdrejtë ose e tërthortë.
  • Aksesoni ose përdorni shërbimet ose përmbajtjen për ndonjë qëllim të papërshtatshëm ose të paligjshëm ose lejoni dikë tjetër ta bëjë këtë.
  • Ndryshoni, mbuloni, modifikoni ose hiqni asnjë grafikë, logo ose tekst apo imazh tjetër në ekran që shfaqet në çdo përmbajtje.
  • Ndani detajet tuaja të regjistrimit me të tjerë përtej familjes suaj, aksesoni ose përpiqeni të aksesonillogaritë e përdoruesve të tjerë të SkyShowtime (përveç anëtarëve të familjes suaj) ose ndërhyni me masat e sigurisë së shërbimeve.

E gjithë përmbajtja në, dhe e disponueshme nëpërmjet shërbimit - duke përfshirë pa kufizim përmbajtjen dhe të gjithë tekstin tjetër, softuerin, skriptet, grafikët, fotografitë, tingujt, muzikën, videot, animacionet, veçoritë ndërvepruese dhe të ngjashme, si dhe markat tregtare, markat e shërbimit dhe logot të përfshira në të - janë në pronësi ose të licencuara prej nesh. Nuk ju jepet asnjë e drejtë në ose për përmbajtjen e mësipërme (ose të drejtat e pronësisë intelektuale lidhur me to), me përjashtim të së drejtës së kufizuar për të përdorur shërbimin dhe për të aksesuar në përmbajtje gjatë kohëzgjatjes së abonimit tuaj në përputhje me Kontratën tonë.
Disa përmbajtje mund të jenë të disponueshme për shkarkim të përkohshëm, deri në një numër maksimal shkarkimesh totale (që do të përcaktohen për ju në faqen tonë të Ndihmës në www.skyshowtime.com), për shikim offline në pajisje të caktuara të lejuara. Përmbajtja e shkarkuar mund të shikohet në vende të caktuara dhe për një periudhë të caktuar kohe. Për më shumë informacion mbi shkarkimin e përmbajtjeve të caktuara në pajisje, ju lutemi vizitoni faqen tonë të Ndihmës në www.skyshowtime.com.

23. Mbajeni llogarinë tuaj të sigurt

Ju jeni përgjegjës për sigurinë dhe përdorimin e duhur të detajeve të hyrjes dhe fjalëkalimit tuaj, dhe të gjitha aktivitetet e përdoruesve tuaj shtesë, duke përfshirë blerjet. Ne nuk do të jemi përgjegjës për humbjet e pësuara nga ju kur fjalëkalimi juaj ose detajet e tjera të llogarisë suaj përdoren nga dikush tjetër, të cilit (direkt ose indirekt) ju i keni vënë në dispozicion këtë llogari dhe/ose fjalëkalim për të hyrë në SkyShowtime (me përjashtim të rasteve kur humbja shkaktohet nga SkyShowtime ose përfaqësuesit e tij ose kontraktorët). Nëse e dini ose dyshoni se emri i përdoruesit ose fjalëkalimi juaj është komprometuar, ose dyshoni ose viheni në dijeni për ndonjë shkelje tjetër të sigurisë, ju duhet të na tregoni menjëherë duke dërguar email në help@skyshowtime.com, dhe gjithashtu duhet të siguroheni që çdo emër përdoruesi dhe fjalëkalimi të ndryshohet sa më shpejt që të jetë e mundur. Nëse ne besojmë se ka pasur ose ka të ngjarë të ketë një shkelje të sigurisë, ne mund të pezullojmë emrat e përdoruesve ose fjalëkalimet dhe të kërkojmë që ato të ndryshohen. Ne gjithashtu mund të kufizojmë përdorimin tuaj të të gjithë ose ndonjë pjese të shërbimit.

Ne zbatojmë masat e mëposhtme të sigurisë teknike për të mbrojtur informacionin tuaj dhe për të siguruar dhe mbrojtur shërbimin SkyShowtime:

  • masat e sigurisë së të dhënave siç kërkohet nga legjislacioni në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale,
  • mbrojtje me fjalëkalim,
  • verifikim me email, dhe
  • një ‘Profil fëmijësh’ të veçantë për fëmijët 12 vjeç e poshtë.

24. E drejta jonë për të përfunduar Kontratën tonë

Ne mund të përfundojmë Kontratën tonë me ju (ose ndonjë pjesë të saj) në çdo kohë. Nëse ne përfundojmë Kontratën tuaj (ose ndonjë pjesë të saj) pasi të keni paguar një tarifë periodike për të përdorur shërbimin dhe ju nuk jeni në faj (ju lutemi shikoni paragrafin tjetër për shembuj se ku do të konsideroheshit me faj), ne do të sigurojmë që ju ose (a) të keni akses në shërbim për pjesën e mbetur të periudhës suaj të përdorimit; ose (b) të rimbursoheni të paktën me shumën e mbetur që keni paguar pas datës së përfundimit nëse nuk keni akses në shërbim. Ne do të përpunojmë çdo rimbursim në një kohë të arsyeshme. Në çdo rast, ne do të dërgojmë një email në adresën e emailit që na keni dhënë dhe ne do të sigurojmë që abonimi juaj të mos vazhdojë automatikisht në fund deri të periudhës suaj të përdorimit (d.m.th. nuk do të rinovohet automatikisht).

Në çdo rast, ne mund të pezullojmë ose kufizojmë menjëherë përdorimin tuaj të të gjitha ose ndonjë pjese të shërbimeve dhe/ose përmbajtjes pa ju rimbursuar ose kompensuar për arsyet e mëposhtme:

ju nuk kryeni një pagesë që duhet të na kryeni ose nëse mënyra juaj e pagesës dështon;
ju shkelni Kontratën tonë, megjithëse për shkelje jo serioze ne fillimisht do t'ju japim një mundësi për të rregulluar gjërat, gjë që do t'ju duhet ta bëni brenda 14 ditëve;
ne dyshojmë ose besojmë se ju keni kryer ose mund të kryeni ndonjë aktivitet mashtrues kundër nesh ose kundër çdo personi ose organizate tjetër nëpërmjet përdorimit tuaj të shërbimit ose përmbajtjes;
ju na jepni informacione të pasakta për vendin tuaj të banimit, në mënyrë që ne të mos mund ta verifikojmë atë në përputhje me Rregulloret e BE-së për Portabilitetin;
ju keni vepruar ndaj stafit ose agjentëve tanë në një mënyrë që ne në mënyrë të arsyeshme e konsiderojmë se është e papërshtatshme ose e papranueshme dhe mjaftueshmërisht serioze për të justifikuar kufizimin ose përfundimin e përdorimit të shërbimit tonë nga ana juaj; ose
nuk mund të shmanget për arsye teknike ose operacionale përtej kontrollit tonë të arsyeshëm që të vazhdojmë t'ju ofrojmë shërbimet tona

Në këtë rast, ne do të dërgojmë një email në adresën e emailit që na keni dhënë. Në disa raste mund të mos jetë e mundur t'ju dërgojmë një email paraprakisht, por ne do të përpiqemi t'ju dërgojmë një email në adresën e emailit që na keni dhënë me të paktën shtatë (7) ditë njoftim. Ju keni të drejtë t'i përgjigjeni vendimit të 26. 27. SkyShowtime dhe të bëni një ankesë kundër nesh.

Për të shmangur dyshimin, nëse ne pezullojmë ose kufizojmë përdorimin nga ju të shërbimeve dhe/ose përmbajtjes për ndonjë arsye, ne do të ndalojmë së tarifuari në të ardhmen (që do të thotë se garantojmë se abonimi juaj nuk do të rinovohet automatikisht).

25. Përgjegjësia jonë ndaj jush

Ju keni të drejta të caktuara sipas ligjit dhe ka disa çështje për të cilat ne nuk lejohemi të kufizojmë ose përjashtojmë përgjegjësinë tonë ndaj jush. Për shembull, ne nuk mund të përjashtojmë përgjegjësinë tonë ndaj jush për furnizimin me përmbajtje dixhitale ose shërbim dixhital për të cilin ju keni paguar, por që nuk është i cilësisë së kënaqshme ose i përshtatshëm për qëllimin përkatës, ose që nuk përputhet me përshkrimin e tij ose për zbatimin e një shërbimi pa kujdesin dhe aftësinë ee arsyeshme. Asgjë në Kontratën tonë nuk do të ndikojë në këto të drejta ose ndonjë përgjegjësi të tillë që ne mund të kemi ndaj jush.
Për më shumë informacion rreth të drejtave tuaja ligjore, ju lutemi kontaktoni rregullatorin tuaj lokal të konsumatorit, organizatën lokale për mbrojtjen e konsumatorëve dhe/ose ligjet lokale për mbrojtjen e konsumatorëve.
Nëse lind ndonjë mosfunksionim, ndërprerje ose mangësi tjetër, ju duhet të na njoftoni sa më shpejt që të jetë e mundur pasi ta identifikoni atë, në mënyrë që të mund ta shqyrtojmë. Nëse ne jemi me faj dhe është në mënyrë të arsyeshme e korrigjueshme, ne do të përpiqemi të korrigjojmë këtë mosfunksionim, ndërprerje ose angësi.

ë masën më të plotë të lejuar me ligj, ne përjashtojmë çdo përgjegjësi dhe detyrim për:

  • çdo humbje që nuk ishte e parashikueshme (p.sh., nuk ishte një humbje ose dëmtim i dukshëm) për ju dhe ne kur jeni regjistruar për të përdorur SkyShowtime,
  • çdo humbje që nuk është rezultat i mospërmbushjes sonë, performancës së pahijshme ose të shkaktuar nga shkelja e Kontratës sonë ose ndonjë detyrim ligjor që kemi ndaj jush,
  • çdo humbje ose humbje biznesi për individë që nuk janë përdorues,
  • çdo përdorim të SkyShowtime jo të autorizuar nga ne ose në kundërshtim me Kontratën tonë,
  • përfundimin, pezullimin ose kufizimin e shërbimeve ose përmbajtjes ose ndonjë pjese të shërbimeve ose përmbajtjes në përputhje me Kontratën tonë,
  • çdo vonesë, dështim, veprim ose mosveprim në lidhje me ofrimin e shërbimeve dhe përmbajtjen e shkaktuar nga ngjarje jashtë kontrollit tonë të arsyeshëm (e njohur edhe si një ngjarje “forcë madhore”). Ngjarje të tilla jashtë kontrollit tonë të arsyeshëm (të njohura edhe si ngjarje “forcë madhore”) përfshijnë, në veçanti, kushte të rënda të motit, epidemi, pandemi, çrregullime civile, aktivitet terrorist, luftë dhe veprim qeveritar,
  • gabime, viruse ose bugs (gabime teknike) të pranishme ose që lindin nga përdorimi i shërbimit nga ana juaj,
  • papajtueshmëri të shërbimit ose e përmbajtjes me çdo softuer ose pajisje tjetër (përfshirë pajisjet e regjistruara të pajtueshme) që është jashtë kontrollit tonë të arsyeshëm,
  • çdo dëmtim të pajisjeve ose përmbajtjeve që ju përkasin, ku një dëm i tillë nuk do të ishte shkaktuar nëse do të kishit ndjekur udhëzimet tona të arsyeshme,
  • çdo veprim ose mosveprim të ndonjë furnizuesi ose ofruesi shërbimi palë e tretë, prodhuesi të pajisjes ose ofruesi të një sistemi operativ të pajisjeve, të cilat janë jashtë kontrollit tonë të arsyeshëm, dhe
  • çdo humbje ose dëmtime (përfshirë dëmtimin e një pajisjeje ose përmbajtje tjetër dixhitale që ju përket dhe juve dhe të shkaktuar nga ne, ku nuk kemi arritur të ushtrojmë kujdes dhe aftësi të arsyeshme) të shkaktuar nga ju që tejkalojnë shumën totale që na keni paguar për SkyShowtime.

Asgjë në Kontratën tonë nuk do të kufizojë ose përjashtojë në asnjë mënyrë përgjegjësinë e secilës palë për (i) vdekjen ose dëmtimin personal, (ii) mashtrimin ose (iii) ndonjë përgjegjësi ligjore që nuk mund të kufizohet ose përjashtohet nga ligji i zbatueshëm në juridiksionin tuaj në lidhje me Kontratën tonë.
Në masën më të plotë të lejuar nga ligji, ne nuk garantojmë, përfaqësojmë ose sigurojmë që shërbimi SkyShowtime do të jetë i pandërprerë, pa gabime ose pa viruse. Megjithëse ne ndërmarrim përpjekjet e arsyeshme për të korrigjuar çdo gabim ose defekt sa më shpejt të jetë e mundur pasi ato të jenë vënë në vëmendjen tonë, ne nuk premtojmë se informacioni në faqen ose shërbimin e SkyShowtime do të jetë pa gabime ose defejte. Dispozitat si më sipër nuk kufizojnë përgjegjësinë e SkyShowtime për mospërmbushjen ose përmbushjen jo të duhur të detyrimeve tona sipas Kontratës sonë.
Ne rekomandojmë me këmbëngulje që të instaloni softuer për mbrojtjen nga viruset në pajisjen(t) tuaj.
Duke u regjistruar për të përdorur SkyShowtime dhe duke përdorur ndonjë pjesë të shërbimeve dhe përmbajtjes, ju pranoni që do të jeni përgjegjës për veprimet dhe mosveprimet tuaja dhe (me përjashtim të rastit kur persona të tjerë aksesojnë llogarinë tuaj si rezultat i gabimit tonë) për veprimet dhe mosveprimet e çdo personi që përdor shërbimet duke përdorur llogarinë tuaj, të cilit (direkt ose indirekt) i keni bërë të disponueshme këtë llogari dhe/ose fjalëkalim (duke përjashtuar çdo aktivitet të shkaktuar nga SkyShowtime ose përfaqësuesit ose kontraktorët e tij). Shërbimet SkyShowtime mund të përfshijnë lidhje me faqet e internetit, reklama ose oferta të palëve të treta që nuk zotërohen ose kontrollohen nga ne - ne nuk jemi përgjegjës për këto faqe interneti, reklama ose oferta.

26. Si i përdorim të dhënat tuaja personale

Për informacion se si i përpunojmë të dhënat tuaja personale (përfshirë pasi përfundohet kontrata me ju) dhe me kë i ndajmë ato, ju lutemi lexoni njoftimin tonë të privatësisë

27. Disa pjesë të fundit ligjore

Çdo pjesë e Kontratës sonë (përfshirë këto Kushte të Përdorimit) që rezulton të jetë e pazbatueshme do të trajtohet si e fshirë dhe pjesa e mbetur e Kontratës sonë do të vazhdojë të rregullojë marrëdhëniet mes nesh dhe jush.

Kontrata jonë është lidhur nëpërmjet faqes së internetit SkyShowtime me anë të komunikimit elektronik. Ju i merrni për sipër shpenzimet tuaja lidhur me një komunikim të tillë elektronik. Ne nuk përdorim asnjë numër telefoni me pagesë premium.

Ligji holandez rregullon përdorimin tuaj të SkyShowtime, Kontratën tonë (duke përfshirë këto Kushte të Përdorimit) dhe çdo mosmarrëveshje që lind prej tyre, por, nëse banoni në BE, ju gëzoni gjithashtu mbrojtjen e çdo mbrojtjeje të detyrueshme dhe të zbatueshme të dhënë për ju sipas ligjeve të shtetit tuaj. Çdo mosmarrëveshje sipas Kontratës sonë mund t'i nënshtrohet juridiksionit joekskluziv të gjykatave përkatëse të Holandës, siç është rënë dakord ndryshe mes nesh, ose, nëse banoni në BE, gjykatat e pjesës së BE në të cilën jetoni. Për të shmangur dyshimin, Kontrata jonë nuk ndërhyn me të drejtat që ju parashikohen sipas ligjeve dhe rregulloreve të detyrueshme për mbrojtjen e konsumatorit në vendin tuaj të banimit. Ne do të përpiqemi të zgjidhim çdo mosmarrëveshje me ju në mënyrë efikase.

Nëse jeni përdorues me banim në BE dhe konsideroni se shërbimi SkyShowtime është me defekt ose ndryshe devijon nga Kontrata jonë, ju keni të drejta në përputhje me ligjin e detyrueshëm të konsumatorit në territorin tuaj (që mund të përfshijë mundësinë për të kërkuar korrigjim ose zëvendësim). Ju gjithashtu mund të keni të drejtë sipas këtij ligji të detyrueshëm për konsumatorin për të kërkuar zbritje ose anulim të çmimit (nëse, për shembull, defekti është i një rëndësie të konsiderueshme). Ju lutemi vini re se një pretendim për shkak të një mangësie në shërbimin SkyShowtime mund të parashkruhet (d.m.th., me afat) nëse nuk paraqitet brenda një periudhe të caktuar kohore (përveç rasteve kur zbatohen përjashtimet sipas ligjit të detyrueshëm). Për më shumë informacion rreth të drejtave tuaja ligjore, ju lutemi kontaktoni rregullatorin tuaj lokal të konsumatorit, organizatën lokale për mbrojtjen e konsumatorëve dhe/ose ligjet lokale për mbrojtjen e konsumatorëve.

Ju lutemi na kontaktoni direkt duke përdorur në rradhë të parë live chat (bisedën e drejtpërdrejtë nëpërmjet internetit) ose Formularin e Kontaktit në faqen tonë të Ndihmës në www.skyshowtime.com në mënyrë që ne të mund të përpiqemi të zgjidhim ankesën tuaj në përputhje me procedurën tonë për zgjidhjen e ankesave siç përshkruhet në PMSh-të tona në faqen e Ndihmës në www.skyshowtime.com. Përndryshe, mund të merrni informacion nëpërmjet numrit tonë të telefonit në +381 11 4251185 (mund të aplikohen tarifa për telefonatat) ose të na kontaktoni me adresën tonë të emailit në help@skyshowtime.com. Nëse ne kemi adresën tuaj të emailit, ne do t'ju ofrojmë një konfirmim me email të ankesës suaj. Ne synojmë t'i përgjigjemi ankesës suaj brenda 15 ditëve pune nga marrja e saj. Nëse ne nuk jemi në gjendje të zgjidhim ankesën tuaj dhe ju jetoni në Bashkimin Europian, ju mund të dëshironi të përdorni procedurën alternative të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve ose procedurën e zgjidhjes jashtë gjykatës (nëse ka) të disponueshme në shtetin tuaj të banimit, ose të përdorni Platformën Online të BE për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve në http://ec.europa.eu/consumers/odr. Për më tepër, si konsumator, ju keni të drejtë të paraqisni ankesa pranë rregullatorit lokal të mbrojtjes së konsumatorit, autoritetit kompetent ose organit të arbitrazhit në shtetin tuaj të banimit.

Nëse ne nuk insistojmë menjëherë që ju të bëni ndonjë gjë që ju kërkohet të bëni sipas Kontratës sonë, ose nëse ne vonojmë në marrjen e hapave kundër jush në lidhje me shkeljen nga ana juaj të Kontratës, kjo nuk do të thotë që ju nuk duhet t'i bëni ato gjëra dhe kjo nuk do të na pengojë të ndërmarrim hapa kundër jush në një datë të mëvonshme. Gjithashtu, nëse marrim hapa të caktuar kundër jush, kjo nuk do të kufizojë të drejtën tonë për të ndërmarrë ndonjë hap tjetër kundër jush që ne e konsiderojmë të përshtatshëm për të mbrojtur të drejtat tona ose të ndonjë personi tjetër.

Këto Kushte Përdorimi janë të disponueshme në gjuhën angleze dhe në gjuhët zyrtare lokale të secilit prej shteteve ku ne ofrojmë shërbimin. Komunikimi ynë me ju dhe informacioni në lidhje me shërbimin SkyShowtime (përfshirë mbështetjen e klientit) do të jetë në një gjuhë lokale të shtetit tuaj të banimit (përveç nëse ju e kërkoni që të jetë në anglisht). Duke rënë dakord me këto Kushte përdorimi, ju e vërtetoni dhe pranoni që përmbajtja SkyShowtime mund të mos jetë e disponueshme në gjuhën tuaj lokale.
Versioni më i fundit i këtyre Kushteve të Përdorimit është i disponueshëm në faqen e internetit të SkyShowtime.

Kontrata jonë është një kontratë ligjërisht e detyrueshme e lidhur me mjete elektronike midis nesh dhe jush dhe është personale për ju dhe asnjë palë e tretë nuk ka të drejtë të përfitojë nga ajo, përveç kur Përdoruesit tuaj Shtesë mund t'i përdorin shërbimet në përputhje me lejet e dhëna atyre. Ne mund t'i transferojmë të drejtat dhe detyrimet tona në bazë të Kontratës tonë te çdo shoqëri, ndërmarrje ose individ me kusht që do të dërgojmë një email në adresën e emailit që na keni dhënë për t'ju njoftuar paraprakisht për çdo transferim të tillë dhe se ky transferim nuk ndikon në të drejtat tuaja sipas Kontratës sonë në mënyrë negative (në mënyrë që ju të ruani të drejtat tuaja përfituese sipas Kontratës sonë (përfshirë të drejtën për të përfunduar Kontratën tonë dhe abonimin tua). Ju nuk mund t'ia transferoni të drejtat ose detyrimet tuaja sipas Kontratës sonë askujt tjetër.

Hollanda ka juridiksion mbi ne si ofrues i shërbimit të medias dhe autoriteti përkatës rregullator kompetent i ngarkuar për monitorimin e pajtueshmërisë sonë me ligjin holandez është (në holandisht) “Het Commissariaat voor de Media”.
Ju mund të përdorni, shkarkoni, printoni dhe ruani versionin aktual të këtyre Kushteve të Përdorimit nga faqja jonë e internetit. Ju lutemi printoni ose ruani një kopje të këtyre Kushteve të Përdorimit në kompjuterin tuaj për referencë në të ardhmen.

Këto Kushte Përdorimi u përditësuan për herë të fundit më 24/08/2022 dhe Kontrata jonë është lidhur dhe efektive që nga momenti kur ju regjistroheni në SkyShowtime. PAS REGJISTRIMIT PËR SKYSHOWTIME, JU PRANONI DHE PAJTOHENI SHPREHIMISHT TË LIDHNI KONTRATËN TONË ME NE DHE TË ZBATONI TË GJITHA DISPOZITAT E KONTRATËS TONË (PËRFSHIRË KËTO KUSHTE PËRDORIMI DHE ÇFARËDO KUSHTE DHE AFATE TË ZBATUESHME PËR NJË OFERTË PROMOCIONALE), PËRFSHIRË SEKSIONET E MËPOSHTME:

  • “ÇFARË MBULOHET NGA KËTO KUSHTE PËRDORIMI?”
  • “ME KË ËSHTË KONTRATA JUAJ?”
  • “ÇFARË ËSHTË SKYSHOWTIME?”
  • “KUSH MUND TË REGJISTROHET NË SKYSHOWTIME?”
  • “SA KUSHTON SKYSHOWTIME?”
  • “PAK MË SHUMË DETAJE – KOSTO ”
  • “PERIUDHË PROVË FALAS DHE OFERTA SPECIALE”
  • “MREKULLUESHËM, SI TË REGJISTROHEM NËSKYSHOWTIME?”
  • “SI MUND TË NDRYSHOJË KOSTO E SKYSHOWTIME?”
  • “SI MUND TË NDRYSHOJË SHËRBIMI OSE PËRMBAJTJA E SKYSHOWTIME?”
  • “SI MUND TË NDRYSHOJË KONTRATA JONË”
  • “ÇFARË LIDHJE RRJETI MË DUHET PËR TË SHIKUAR SKYSHOWTIME?”
  • “ÇFARË PAJISJE MUND TË PËRDOR PËR TË AKSESUAR SKYSHOWTIME?”
  • “SA PAJISJE MUND TË PËRDOR PËR TË AKSESUAR SKYSHOWTIME?”
  • “A MUND TË KETË AKSES NJË ANËTAR I FAMILJES SIME NË SKYSHOWTIME DUKE
    PËRDORUR GJITHASHTU LLOGARINË TIME?”
  • “A MUND TË PËRDORIN FËMIJËT SKYSHOWTIME?”
  • “SI UNË E PËRFUNDOJ KONTRATËN TONË DHE ABONIMIN TIM?”
  • “PAK MË SHUMË DETAJE – E DREJTA LIGJORE E HEQJES DORË NGA KONTRATA”
  • “SI MUND T’JU KONTAKTOJ?”
  • “SI DO TË MË KONTAKTOJË SKYSHOWTIME?”
  • “TË DREJTAT TUAJA PËR AKSES NË PËRMBAJTJE DHE SHËRBIME”
  • “MBAJENI LLOGARINË TUAJ TË SIGURTË”
  • “E DREJTA JONË PËR TË PËRFUNDUAR KONTRATËN TONË”
  • “PËRGJEGJËSIA JONË NË NDAJ JUSH”
  • “SI I PËRDORIM TË DHËNAT TUAJA PERSONALE”
  • “DISA PJESË TË FUNDIT LIGJORE”

ME KËTË JU KONFIRMONI SE JENI MJAFTUESHËM TË INFORMUAR PËR KONTRATËN TONË DHE TË GJITHA DISPOZITAT E KËTYRE KUSHTEVE TË PËRDORIMIT (PËRFSHIRË SEKSIONET E TREGUARA MË LART), DHE SE KENI LEXUAR KONTRATËN TONË (DUKE PËRFSHIRË KËTO KUSHTE PËRDORIMI DHE ÇDO KUSHT E AFAT TË ZBATUESHËM PËR NJË OFERTË PROMOCIONALE) DHE QËLLIMIN E KËTYRE SEKSIONEVE DHE SE JU KENI PATUR MUNDËSINË PËR TË ANALIZUAR KUSHTET E ÇDO SEKSIONI. NËSE KA NDONJË SEKSION TË KONTRATËS TË CILIN NUK E KUPTONI OSE NUK DAKORDËSOHENI, DUHET TË NA KONTAKTONI PËR MË SHUMË INFORMACION (DHE NËSE KEQKUPTIMI OSE MOSDAKORDËSIA JUAJ LIDHET ME KËTO KUSHTE PËRDORIMI, JU DUHET TË NA KONTAKTONI PËRPARA SE TË REGJISTROHENI NË SKYSHOWTIME).